Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith deklaroi se parlamenti në vend duhet të jetë funksional.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Smith u shpreh se politikanët shqiptarë duhet të punojnë për interesin qytetar. Smith shtoi se Britania e Madhe ka sanksionuar individë të caktuar dhe konfirmoi se me ta nuk do të ketë bashkëpunim.
“Është shumë e rëndësishme që parlamenti të funksionojë në interes të demokracisë dhe të qytetarëve. Kjo është përgjegjësi e opozitës, edhe gjithashtu e shumicës. Është e rëndësishme që të gjithë politikanët të punojnë së bashku me këtë qëllim. Kuvendi është institucioni kyç për të çuar përpara interesin qytetar. Kuvendi dhe komisionet duhet të funksionojnë.
Ne kemi qasje të gjerë, nuk përcaktojmë grupe individësh. Ka vendime spedicike për individe specifikë dhe për ata nuk angazhohemi. Me të tjerët duam dialog, duam angazhim. Nuk më përket mua të shprehem për politikën e brendshme. Nuk do të komunikoj në emër të listës së personave “non grata”. Nuk mund të komentoj. Pozicioni ynë është shumë i qartë.
Vendimet për “non grata” janë specifike për individë, nuk janë për grupime. Kemi anagzhim me individë që nuk janë të përcaktuar akoma si të tillë”, theksoi ai.