osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përse nuk nis hetimi pasuror për Eduard Curraj, “portofoli” i ish Ministrit Ilir Beqaj?! Udhëtimet dhe llogaritë në vendet e parajsave fiskale

Përse nuk nis hetimi pasuror për Eduard Curraj, “portofoli” i ish Ministrit Ilir Beqaj?! Udhëtimet dhe llogaritë në vendet e parajsave fiskale

Deri më tani, SPAK ka dyshime të arsyeshme për të provuar se si ish ministri Ilir Beqaj ka kryer disa manovra gjatë kohës kur ishte në krye të shëndetësisë për të favorizuar kompaninë “Delta Pharma”, sot pjesë e shoqërisë “Delta Holding” me pronar Eduard Curraj, i cili njihet gjerësisht si portofoli i ish ministrit.

Sipas SPAK, dyshohet se në kohën kur Ilir Beqaj ishte ministër i Shëndetësisë, ka nënshkruar disa kontrata klienteliste me “Delta Pharma”, furnizuesin e barnave të Farmacisë “Ditë e Natë”. Sipas hetimeve, Beqaj në mënyrë selektive ka ndryshuar specifikimet kualifikuese për të favorizuar kompaninë “Delta Pharma” tek disa tendera të Ministrisë së Shëndetësisë, duke i akorduar kompanisë të mikut të tij Eduard Curraj miliona euro.

“Delta Pharma” e Eduard Curraj rezulton se ka përfituar miliona euro kontrata gjatë kohës kur Ilir Beqaj ishte Ministër i Shëndetësisë dhe lulëzimin kompania e pati në mandatin e parë të qeverisës së kryeministrit Edi Rama. Në kohën e qeverisë Berisha, pra gjatë vitit 2012-2013, “Delta Pharma” e Eduard Curraj ka arritur të fitoj vetëm 10 transaksione pagesash nga buxheti i shtetit për shitjen e barnave.

Pas ardhjes së Beqaj në krye të shëndetësisë, vetëm gjatë vitit 2014, “Delta Pharma” ka tërhequr 147 transaksione, 15 herë më shumë se vitet paraardhës, nga shitja e ilaçeve në spitale të ndryshme, me një vlerë të përgjithme rreth 3 milion euro. Ndërsa përgjatë 2015-2018, kjo kompani ka fituar 75 transaksione nga shitja e barnave, me një vlerë totale prej 1 milion euro.

Lidhjet e Ilir Beqaj me “ortakun” e tij në biznes Eduard Curraj

Nga përgjimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në dosjen e tyre rezulton se më datën 14.12.2023, ka pasur një takim mes dy biznesmenëve, Ermal Kurtulaj pronari i subjektit “Gzona” dhe Dorian Sadikut, pronar i “Delta Holding”. Nga përgjimet provohet se, Sadiku ka udhëtuar me një mjet Mercedez Benz me targa “..888..”, për të takuar Kurtulaj. Mjeti në të cilin udhëtonte Sadiku, më parë ka pasur targa të tjera, në të cilin rezulton se ka udhëtuar jashtë vendit Ilir Beqaj. Pra BKH ka prova se Beqaj ka udhëtuar në vitin 2022, jasht vendit me mjetin që sot përdor Dorian Sadiku.

Ndërkohë, “Albanian Food and Hospitality Lab”, quhet kompania e themeluar më 23 Janar 2019, nga Arti Malaj dhe Adriana Beqaj, kjo e fundit bashkëshortja e ish ministrit. Secili prej pronarëve deri në këtë moment zotëron 50% të kapitalit. Çuditërisht, një muaj më vonë, kur nis hetimi për “Sterilizimin”, gruaja e ish-ministrit ia dhuron 35% të aksioneve ortakut të saj.

Me datë 26.02.2019, me anë të kontratës së dhurimit, Adriana Beqaj dhuron kuotat të kapitalit në favor të ortakut Arti Malaj. Një vit më vonë, gruaja e ish-ministrit vendos të tërhiqet fare nga kompania dhe të shesë edhe 15% të aksioneve që i kishin mbetur, për 15 mijë lekë të reja. Malaj pasi mori 100% të aksioneve, vendos më datë 12.08.2021, të shesë kuotat në favor të biznesmenit fasadë të parave të ish-ministrit, zotit Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100 mijë lekë. Pra përfituesi fundor i kompanisë që themeloi dhe shiti një muaj pas themelimit Adriana Beqaj, është edhe sot Eduard Curraj.

Me udhëtimet me makinën e Dorian Sadikut, provohet lidhja e Ilir Beqaj me biznesmenin e “Delta Holding”, që është dhe ortaku i Eduard Curraj, i cili së fundi u bë pronar i kompanisë që shiti bashkëshortja e ministrit Adriana Beqaj.

Sipas sistemit TIMS dhe në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të huaja, mësohet se biznesmeni Eduard Curraj ka fluturuar disa herë në vendet e parajsave fiskale, ku ka fshehur dhe paratë e ortakut të tij të vetëm në biznes, ish ministri Ilir Beqaj. Pasi ka kaluar në sitë të gjitha marrëveshjet koncesionare dhe tenderat e dhënë nga Beqaj, çfarë e pengon Prokurorinë e Posaçme të nis një hetim të thelluar edhe për ortakun nën hije të ish ministrit, pra biznesmenin Eduard Curraj, të cilit i janë akorduar miliona euro thuajse pa garë?!

Nëse SPAK do të ndiqte paranë e ortakut të ish ministrit Beqaj dhe udhëtimet e tij drejt vendeve offshore, do të gjente “kutinë e Pandorës” për të zbardhur allishverishet dhe megakorrupsionin disa vjeçar në shëndetësi të Ilir Beqaj dhe “portofolit” të tij Eduard Curraj./VIJON