osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rikthehen call centerat mashtrues në Tiranë: Celulat aktive po bëjnë kërdinë me vjedhje me baza te “Usluga, Rruga e Kosovarëve, Ali Demi…” me mburojën e shefave të policisë

Rikthehen call centerat mashtrues në Tiranë: Celulat aktive po bëjnë kërdinë me vjedhje me baza te “Usluga, Rruga e Kosovarëve, Ali Demi…” me mburojën e shefave të policisë

Mashtrues ordiner, që arrijnë tu vjedhin me dhjetra miliona euro në muaj qytetarëve europian, me premtimin se do i pasurojnë përmes një investimi të zgjuar që ata mund të bëjnë në bursa apo kriptomonedha. Hajdutë të pështirë që arrijnë të fusin duart në xhepat e klientëve të tyre, duke ua zbrazur apo çuar llogarinë në zero.

Lëtyra që u grabisin kursimet e një jete klientëve të tyre. Kusar e zagarë që arrijnë të vjedhin paratë e një të sëmuri rëndë, i cili udhëhequr nga dëshpërimi për t’i shumëfishuar ato në mënyrë që të trajtoj sëmundjen e shtrenjtë, plaçkitet duke ia zbehur dhe shpresën e tij të fundit.

Hjeksa pa kod e moral, që me paratë e vjedhura u privojnë të drejtën për të jetuar, por çfarë është më e trishtë, se kjo skemë nuk realizohet “nën hundën” e policisë, por kjo e fundit është futur në ortakëri me këto celula duke u marrë haraçin mujor secilit prej tyre.

Nga të dhënat e disa institucione ligjzbatuese në vend dhe disa agjencive homologe, rezulton se në qendër të veprimtarisë së këtyre shtetasve është ushtrimi i Brokërimit i kamufluar pas aktivitetit Call Center, ku janë të përfshirë disa operatorë ekonomikë që operojnë në vendin tonë, të cilët synojnë përfitimin e paligjshëm me vlera të konsiderueshme nëpërmjet mashtrimit të shtetasve të huaj.

Viktimat mendojnë se kanë një llogari të vërtetë me kompaninë, por në të vërtetë nuk ka ndonjë tregti, është thjesht një simulim i rremë deri sa shifra që klientët shohin në kompjuterin e tyre zerohet sikur paratë të jenë të humbura nga një investim i gabuar.

Disa nga celulat aktive që vijojnë të pashqetësuar aktivitetin e tyre në Tiranë ndodhen tek: Kompleksi Usluga pranë SPAK, Rruga e Kosovarëve, Ambasador 3 pranë stadiumit kombëtarë, Kompleksi Halili tek Rruga e Dibrës, Kompleksi Delijorgji tek Rruga e Kavajës, Ali Demi tek ish Uzina Gjeologjike, etj”.

Sipas një denoncimi të ardhur tek ekskluzive.al, thuhet se një rrjet i errët biznesmenësh qëndrojnë pas këtij mashtrimi, ndërsa zyrtarë të lartë të policisë marrin rryshfet nga 10-20 mijë euro çdo muaj për të lejuar këto call center të kryejn të pashqetuesuar veprimtarinë mashtruese me bursat ndaj qytetarëve europianë.

Policia deri tani ka arrestuar vetëm disa operatorë dhe drejtues të grupeve të mashtrimit me pasoja të rënda, ndërsa pronarët dhe kokat e call-centrave vijojnë të jenë të lirë dhe po pastrojnë paratë e përfituara nga skemat e mashtrimit.

Muaj e fundit, pronarët e këtyre qendrave të mashtrimit po investojnë paratë e krimit në sektorin e ndërtimit të kullave apo dhe ato të mjekësisë, siç janë klinikat e kirurgjisë estetike, duke u kamufluar përmes personave të tretë, aktivitete për të cilin do flasim më në detaje në vijim.

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se kemi të bëjmë me mashtrim të shumfishtë me pasoja të rënda, pastrim parash, aktivitet pa licencë, shmangie taksash, falsifikime, etj.

Një autor i njohur i huaj shkruan se: “Vjedhja është i vetmi mëkat i pafalshëm, i vetmi emërues i përbashkët i të gjitha mëkateve. Kur vret një njeri, vjedh një jetë. Ju i vidhni gruas së tij të drejtën për burrë, i grabitni fëmijët e tij nga babai. Kur thua një gënjeshtër, i vjedh të drejtën e dikujt për të vërtetën. Kur mashtroni, ju vidhni të drejtën e drejtësisë. Nuk ka vepër më të mjerë se vjedhja.” Khaled Hosseini./VIJON