Prej dy vitesh, që kur nisi betejën kundër SHBA dhe Lulzim Bashës, Sali Berisha dhe njerëzit e tij flasin për mosbindje civile.
Këtë gjë Berisha është duke e përmendur çdo darkë dhe nga penxherja e pallatit të tij, për ata 30 vetë që i shkojnë poshtë shtëpisë.
Madje thotë se duhen vetëm 3 ditë mosbindje civile, për të rrëzuar Edi Ramën.
Atëherë lind pyetja, pse nuk e nisin këtë mosbindjen e famshme civile, që kanë dy vjet që e përmendnin? Se kështu do të shpëtonim të gjithë nga Rama!
“Kjo betejë është vendimtare.
Liria, dinjiteti ynë nuk kthehen kurrë pa votën e lirë.
Me Edi Ramën nuk ka votë të lirë.
Me Edi Ramën ka vetëm dhunim vote.
Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të pavarur, por ka drejtësi të partisë, të shtetit një partiak, antidrejtësi për qytetarët.
Por kur nuk voton, kur nuk ke drejtësi, çfarë mbetet nga liritë e tua. Nuk mbetet asgjë.
Liria kërkon sakrifica nga ne miqtë e mi.
Liria kërkon nga shqiptarët ato sakrifica që kanë bërë në të gjitha kohërat, kundër pushtuesve të egër.
Ky është një pushtues nga më të këqijtë që ka pasur Shqipëria.
Ishte dje dita e besës së madhe.
Ata që lidhën besën në Lezhë, përveç Zotit dhe armëve të tyre, nuk kishin asgjë tjetër, por ishte besa dhe bashkimi, ishte besimi që i bëri ata të stërfuqishëm për të mundur perandorinë më të madhe të atyre kohërave.
Ndaj dhe ne duhet të bashkohemi, të bashkohemi.
Çdo shqiptar që e do këtë vend, çdo shqiptar që do të jetë i lirë, do që fëmijët e tij të jenë të lirë, kundër këtij pushtuesi të egër, që poshtëron, që varfëron shqiptarët që i përzë ata nga vendi i tyre.
Miqtë e mi!
Mos harroni se Edi Rama dhe regjimi i tij janë kalbësirë dhe vetëm kalbësirë.
Ju garantoj se as 3 ditë nuk i rezistojnë dot mosbindjes civile qytetare.
As 3 ditë nuk i rezistojnë dot betejës tonë pa kthim.
Ta bëjmë këtë betejë për vete, për fëmijët tanë, për shqiptarët kudo që jetojnë sot.
Shqipëria shpëtohet nga shqiptarët, Shqipëria shpëtohet nga shqiptarët,
Rroftë Shqipëria, rroftë kombi shqiptar!
Fitore, fitore, fitore”, tha Berisha nga maja e penxheres.