Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, nuk shfaqet vetëm si avokat, po bën dhe politikanin me kohë të pjesshme.
Kujtojmë që ai ka kandiduar si këshilltar për partinë e Ilir Metës, ndërsa së fundmi bën edhe ironikun me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka gjetur një mënyrë se si ai mund të shpëtojë nga hetimet.
Edhe pse për momentin, duhet të merret në fakt me fatin e Sali Berishës, që ka mbi dy muaj në arrest shtëpie dhe duket se do ta mbyllë jetën o majë penxheres të shtëpisë, o penxheres së burgut.
“Një zgjidhje e artë për KM në këtë situatë për t’ju shmangur hetimeve, publikut, gazetarëve dhe gjithë rehatprishësve të tij që mos gjetshin qetësi o Zot është hyrja në shtëpinë e Big Brother Vip!
Atje do të relaksohet e rikuperohet plotësisht! Ngaqë banorët nuk janë në dijeni të asgjëje mundet që audiencën brenda shtëpisë ta mbajë lart me promovimin e Portit të Durrësit, mbresave nga Nusreti, aeroporteve të reja në çdo qytet të Shqipërisë, inceneratorëve si histori suksesi, madje madje t’ju sajojë edhe ndonjë takim me presidentin Biden gjatë kohës që banorët kanë qenë brenda!
Deri këtu punët do të shkojnë vaj! Që ky projekt shmangie-evakuimi i KM të finalizohet me sukses dhe Shqipëria të shpëtojë KM dhe veten sepse si koncepte nuk mund të ndahen duhet që produksioni i Big Brother VIP të:
1. Të zgjasë afatin e Big Brother Vip deri në një urdhër të dytë!
US Secretary of State Heads to Africa on Four-Nation Tour
Keep Watching
2. Të mos nominojë KM deri në fund të spektaklit!
3. Të lejojë takimin e KM jashtë kamerave me personat që atij do t’i duhen për menaxhimin e situatës jashtë shtëpisë!
4. Ledion Liço të vazhdojë moderimin por që nga momenti i hyrjes së KM brenda në shtëpi të asistohet e survejohet nga Engjell Agaçi!
5. Duçka dhe Neza të sistemohen tek kazerma e shtëpisë pa të drejtë takimi me KM për arsye imazhi dhe sigurie!
Kjo lëvizje “smart” e KM do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe shqiptarët të mos nëpërkëmben më me “fake case” nga Perëndimi dhe ShBA! Nëse veprohet shpejt se koha nuk pret Shqipëria nuk do të jetë më në rrezik”, shkruan Gjokutaj, pasi zgjidhi çështjen e Berishës.