Si për çdo vend tjetër anëtar, prezenca ushtarake në kohë paqe e NATO-s në territorin e Republikës së Shqipërisë mbart jo vetëm mesazh strategjik për sigurinë kolektive (artikulli 5), por edhe për mbrojtjen e interesave gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO) në Rajon dhe Mesdhe.
Për rrjedhojë, besoj se vendi i parë mes 31 vendeve anëtare të Aleancës që ka përfitime gjeopolitike është RSH! Për më tepër, përzgjedhja e kësaj e baze nga NATO, sigurisht lidhet edhe me (b) pozicionin gjeostrategjike të bazës së Kuçovës, e cila “prej 1955 deri 1992 ka shërbyer si bazë me peshë strategjike, kryesisht për shkak të ‘Mig’-ve, që edhe pse përtej mundësive të një vendi mjerisht të izoluar, për propagandën e regjimit konsideroheshin si “legjione kamikaze” të fuqisë ajrore të RPSSH, pra kundër kampeve të imperializmit (USA/NATO) si dhe revizionistëve sovjetikë (Varshavë), ose edhe të dyja së bashku”!
Por, në situatën aktuale, ndërtimi kësaj baze, ose prezenca në kohë paqe e NATO-s në territorin e RSH, sigurisht mbart edhe një “mesazh force” ndaj Rusisë-Putiniste dhe çdo vendi tjetër që vijon të shpërdorohet nga Kremlini:
“Kush guxon të sulmojë ushtarakisht jo vetëm integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, por tashmë edhe prezencën e NATOs (siç është Baza Ajrore e Kuçovës), do të përballet dhe do të ndëshkohet në mënyrë shembullore nga fuqia e pakonkurrueshme Ajrore e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, që u konfirmua si e tillë më 1999, kundër makinerisë kriminale të Millosheviçit, apo jo?
Nga ana tjetër, ndërtimi kësaj baze në territorin e RSH (edhe pse gjithsesi modeste), i jep (c) peshë shtesë aftësive operacionale të NATO-s, por edhe garanci besimit publik te fuqia dhe vlerat e Aleancës për mbrojtjen e tërësisë territoriale, në kuadër të artikullit-5, por edhe në kuadër të mbështetjes së stërvitjeve dhe manovrave operacionale të NATO-s dhe Forcave Ajrore të RSH.
Për sa (d) përfitimet ekonomike nga ndërtimi i kësaj baze (gjithsesi modeste në kapacitete), nuk janë as pjesë e ekspertizës, as qëllimi i këtij opinioni.
Megjithatë, mund të përmend: “projekti ka nisur në 2018 me reciprokisht 50 milionë euro nga fondi përbashkët i Aleancës (NATO Common Funds) si dhe 5 milionë euro nga pala shqiptare”, që ka edhe përgjegjësitë e vendit pritës (RSH) për:
“shpronësimet, ndërtimin e perimetrisë së sigurisë dhe rrugëve lidhëse, standardet e mirëmbajtjes së hangarëve, depozitave të karburantit, ndriçimit, kamerave të sigurisë si dhe të sensorëve të zbulimit përreth bazës”.
Ndërsa përtej konfuzionit që e ushqehet jo vetëm nga ushtria e “sekserëve mendjendryshkur”, shtoj se mundet edhe të ketë efekte ekonomike modeste për komunitetin e biznesit në zonën e Kuçovës, përfitime që gjithsesi do të ndërvaren nga personeli aktiv ushtarak për sigurinë e bazës, operatorët, mirëmbajtjen si dhe kryesisht nga dinamika e aktiviteteve ushtarake, siç janë stërvitjet e NATO/USA (p.sh Steadfast 2024) apo të FARSh etj., që mund të organizohen në këtë bazë.
Sigurisht do të doja dhe uroj të jem i gabuar, por nuk besoj kurrsesi se komunitetit të rrethinave të Kuçovës: “Bashkë me këtë bazë do t’i vijë ndonjë parajsë ekonomike, as do të shpërthejnë puse elektorale punësimesh .
Së treti, pikërisht për këto vlera dhe asnjë mëdyshje, 4 marsi 2024 meriton të skalitet si “një datë që i bën nder historisë së marrëdhënieve të RSH me NATO-n”. /Pjesë nga këndvështrimi personal i ish këshilltarit ushtarak të Ilir Metës Pirro Ahmetaj