Ironikisht, ai që sot ulëret me shumë për negociatat e reja, me Greqinë për kufirin detarë është Sali Berisha, njeriu që i fali 350 km hapësirë detare sëbashku me Lulzim Bashën sikur të ishte probna e tyre.
Por kur Wikileaks nxorri kabllogramet e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, në disa korespondenca të Ambasadës amerikane në Tiranë thuhet troç.
Marrëveshja e detit që bëri Sali Berisha u ndikua nga kërcënimi grek për të vënë veton lidhur me përparimin e Shqipërisë drejt Brukselit.
Athina madje kërkoi që amerikanët dhe fuqitë e tjera të mëdha të liheshin jashtë këtyre negociatave.
Sipas kabllogrameve, edhe negociatorët shqiptarë e kanë pranuar me gojën e tyre në selinë e “Rrugës së Elbasanit” se ata i janë përshtatur vullnetit të palës helene.
Dokumentari i mëposhtëm, i bërë nga Andi Bushati ato vete, tregon pikërisht këtë.
Ai hyn në një “Zonë të Ndaluar” që e nxorrën në pah vetëm dalja e kabllogrameve.
Ai krahason gjithashtu gjithë debatin e nxehtë që u zhvillua në Shqipëri nën syrin e dokumentave të Departamentit të Shtetit./Ekskluzive.al