Në 21 Nëntor 2013, në një diskutim në Parlamentin Europian në Strasburg deputeti i pavarur anglez, Dodfrey Bloom hodhi akuza të pazakonta mbi Komisionin Europian dhe sistemin burokratik të unionit.
Në mënyrë profetike ai thoshte se “do arrij puna që euroskeptikët të shtohen gjithnjë e më tepër” – raporton DITA.
Më poshtë pjesë nga fjala e tij:
“…më vjen në mëndje një citat i filozofit të madh amerikan Murray Rothbard, i cili thoshte – shteti është një institucion vjedhjeje, Tatimi është një system me anën e të cilit politikanët dhe burokratët vjedhin parat e qytetarëve për ti shpenzuar në mënyrë të turpshme.
E pra, sa vjen dhe e më tepër njerëz nga BE-ja po fillojnë të kuptojnë. Do arrij puna që euroskeptikët të shtohen gjithnjë e më tepër. Po ju them dhe diçka – kur popujt të marrin vesh se çfarë jeni në të vërtet, nuk do u duhet shumë ta sulmojnë Parlamentin dhe tju varin. Dhe do kenë të drejtë ta bëjnë këtë.”