Roland Hoxha humbi jetën pasditen e djeshme bashkë me të birin 24 vjeçar, si pasojë e shpërthimit në Lushnje. Ashtu siç janë shprehur të gjithë njerëzit që e njihnin, ai kishte mbi 20 vjet që punonte me vinç, duke theksuar se ishin familje e jashtëzakonshme.
I ndjeri ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë të tjerë. Një detaj që bëri me dije sot gazetarja e Klan News Anila Sefa ishte se pak minuta para ngjarjes, në kantierin e ndërtimit ndodhej dhe djali i vogël i viktimës, i cili shpëtoi mrekullisht.
Sipas gazetares, Rolandi e dërgoi atë të blente ushqime për të konsumuar drekën pas punës, duke i shpëtuar kështu jetën…