Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi të premten me 1 vit e 4 muaj burg, ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Ai u gjet fajtor për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Dënimi u konvertua në shërbim prove pra në riedukim, për vjedhje korrupsion, fallsifikim dhe shpërdorim detyre.
Gjithashtu GJKKO vendosi të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit pasuritë e paluajtshme të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal.
Hetimet për tjetërsimin e pronave nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milion euro.
Para disa kohësh Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tuci vetëm për shpërdorim detyre
Sipas SPAK, Tuci së bashku me ish-kreun e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku kanë dëmtuar një sipërfaqe të madhe pyjore duke hapur një segment të ri rrugor që i shërbente komunitetit në kundërshtim me ligjin pa leje mjedisore. Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e 23.milion 400 mijë lekve.
Në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor. Por ndërsa Fran Tuci vuan dënimin e GJKKO në Reç vjedhësit e 13 milion eurove dënohen me riedukim.
Kjo tregon edhe njëherë se drejtësia e bandave të plepave ka akoma mesion sulmin anti Rama dhe anti shtet. Nuk ka asnjë shpjegim, kur hajdutet e të gjitha ngjyrave të Sali Berishës dhe Luzim Bashës shëtisin dhe gëzojnë plaçkën e vjedhur, kurse punonjësit e administratës Rama u ngelet në fyt edhe një gotë ujë që mund ta kenë pirë me një biznesmen që ka fituar një tender. /Ekskluzive.al