osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Goditja finale, zbulohen emrat e ekspertëve të rinj të Euralius, SPAK do ngrihet nga gjyqtarët që shpartalluan korrupsionin në Kroaci

Goditja finale, zbulohen emrat e ekspertëve të rinj të Euralius, SPAK do ngrihet nga gjyqtarët që shpartalluan korrupsionin në Kroaci

Zbardhen emrat e ekspertëve të Bashkimit Europian që do të asistojnë në ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Emri i parë që nuk lëviz është Agnes Bernhard, e cila është drejtuese e misionit.

Ajo ka një karrierë profesionale prej më shumë se 25 vjetësh. Zj. Bernhard ka një përvojë shumë të gjerë në aktivitetet gjyqësore si anëtare e një gjykate administrative në nivel apeli në Austri, pranë Gjykatës Kushtetuese Austriake, si edhe në mbrojtjen e çështjeve të Austrisë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë. Një tjetër emër që nuk ka lëvizur është kroatja Koraljka Bumci.
Ajo ka qenë gjyqtare në USKOK, njësia speciale antikorrupsion në Kroaci, e cila është e njëjtë me SPAK që do ngrihet në Shqipëri. Sa i takon emrave të tjerë, edhe ata janë ekspertë në fusha të caktuara me nga mbi 15 vite përvojë.

Mes tyre është Thomas Traar nga Austria. Ai është me profesion gjyqtar. Nga viti 2006 deri në vitin 2011, ishte pjesë e Departamentit të Ligjit Ndërkombëtar të Procedurës Civile të Ministrisë Federale të Drejtësisë në Austri. Ka shkruar shumë libra dhe ka mbajtur shumë ligjërata në Gjermani.

Pjesë e grupit është dhe një gjyqtari i EULEX. Bëhet fjalë për Rene van Veen nga Holanda. Ai ka shërbyer fillimisht si gjyqtar në Holandë, ndërsa më pas u emërua gjyqtar i EULEX në Kosovë. Euralius V përveç Koraljka Bumcit, do të ketë pjesë dhe një tjetër ekspert që ka asistuar në luftën antikorrupsion në Kroaci. Bëhet fjalë për Kestutis Vaskevicius. Ai ka udhëhequr programin e BE për asistencë dhe trajnime ndaj sistemit të drejtësisë në Kroaci. Pra duket se ngritja e organeve të drejtësisë do të udhëhiqet nga ekspertët të cilët ndihmuan në shfarosjen e korrupsionit në Kroaci. Sot Kroacia është në BE dhe janë arritur rreth 2 mijë zyrtarë, përfshirë ish-kryeministrin.
Ekspertët e tjerë

Mes ekspertëve do jetë dhe italiani, Gianluigi Pratola, i cili ka qenë në Shqipëri pjesë e Euralius III. Ai e nisi karrierën si gjyqtar në Itali më 1991. Në vitin 2013 u bë Prokuror i Përgjithshëm në Gjykatën Supreme. Ai ka qenë personi që ka udhëhequr reformën antikorrupsion në Maqedoni. Një tjetër emër është polonezi Miroslaw Giembicki. Ai do asistojë në fushën e IT.

Ai ka studiuar pranë Universitetit Teknologjik të Varshavës. Ka një eksperiencë disa vjeçare me analizimin, specifikimin dhe zhvillimin e sistemeve të IT për institucionet publike, në vende si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Turqia e Shqipëria. Ai do merret me ringritjen e sistemit elektronik në gjykata. Pjesë e grupit do jetë dhe një shqiptar, i cili punon për llogari të Holandës. Bëhet fjalë për Idlir Peci.

Ai ka mbajtur postin e zv/ministrit të Drejtësisë dhe të zv/ministrit të Mbrojtjes në qeverinë “Rama”. Është diplomuar si jurist pranë Universitetit “Aristotelos”, të Greqisë dhe ka kryer studimet Master dhe Doktoraturën në Universitetin e Groningenit, Holandë. Aktualisht ai është pedagog në Universitetin e Utrecht-it, Holandë. Nëse shihen të gjithë ekspertët, ata kanë mbajtur poste shumë të larta dhe kanë një përvojë mbi 15-vjeçare. Të gjithë do asistojnë në ngritjen e KLGJ, KLP dhe SPAK, shkruan “Sot”.