Artistë dhe qytetarë janë mbledhur para Teatrit Kombëtarët për të protestuar kundër shembjes së tij. Në fjalën e tij regjisori Altin Basha ka kërkuar që çështja e teatrit mos të përdoret politikisht.
Altin Basha: Falënderoj të gjithë qytetarët që na mbështesin. Ne artistët nuk jemi të ndarë, por kemi mendime të ndryshme, ajo që është e sigurt është se të gjithë ne shqetësohemi për teatrin
U kërkoj politikanëve, dhe të djathtëve, sepse kjo çështje ka marrë pak ngjyra politike, të mos e përdorin politikisht teatrin.
Sepse para disa kohësh kryetari i PD-së sot ka qenë dikur Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe jo vetëm që deshi të bënte stadiumin me kullë por kërkoi të bënte xhaminë me kullë.
Ju lutem deputetëve të secilës palë politike, të tregohen të drejtë me ne artistët dhe të mos e përdorin këtë çështje për interesat e tyre.