Besiktas fitoi 2-0 me Konyaspor për fazën çerekfinale në Kupën e Turqisë. Protagonist në këtë duel ishte edhe Ernest Muçi. Djaloshi që i kushtoi 10 milionë euro klubit turk, goditi nga më shumë se 25 metra dhe sfera nuk u ndal dot nga portieri, teksa më pas u shty në rrjetë nga Ucan për golin e parë.
Veç saj, Muçi çoi peshë të pranishmit në stadium me driblimin në pjesën e dytë, teksa “vallëzimi” me topin dhe pasimi final nuk u dërgua në rrjetë nga Rashica.
Tanimë Besiktasin e pret derbi me Gallatasaray të dielën, me Muçin që kërkon tri pikët.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E bëmë punën tonë, jemi në gjysmëfinale. Por edhe kjo ka kaluar. Ka një ndeshje të rëndësishme për ne dhe për tifozët të dielën. Shpresoj që t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe ta fitojmë atë ndeshje”, tha Muçi.