Përveç përplasjes së artistëve me kryebashkiakun e Tiranës Erion veliaj për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, një tjetër incident ka ndodhur gjatë këtij takimi. Ka qenë katorja Marjana Kondi e cila është konfliktuar me ministrene Kulturës Mirela Kumbaro. Debati i tyre ka shkuar deri në fjalor fyes dhe për pak sa nuk u shndërrua në përplasje fizike.
Sipas ‘’BalkanWeb’’ gjithçka ka ndodhur në momentin kur ministrja i është afruar aktores për t’i dhënë dorën dhe i ka ngatërruar emrin duke i thënë: Si je Marjeta?
Por aktorja Marjana Kondi e revoltuar i është kthyer: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!”
Ndërkohë që ministrja, siç ajo thotë e ka tejkaluar situatën, i ka thënë të qetësohet dhe ka vijuar të takojë aktorët e tjerë.