Më shumë se 480 miliardë dollarë për Ukrainën, 211 miliardë për Rusinë dhe “dekada më e keqe në 30 vite” për pjesën tjetër të botës.
Është kjo një pjesë e faturës së hidhur që pushtimi rus ka prodhuar deri më tani. Ukraina është e humbura e madhe. Sipas përllogaritjeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dëmet e deritanishme përllogariten në 152 miliardë dollarë, ndërsa rindërtimi i saj kërkon plotë 486 miliardë dollarë.
“Duke qene se sot bota është më e ndërlidhur se kurrë, gjithçka ndodh në një cep, reflektohet në cepin tjetër të botës”, tha Fabian Ceka, ekspert i tregjeve ndërkombëtare.
Pa jetë njerëzish të humbur, apo shtëpi e shkolla të shkatërruara, e gjithë bota ka humbur nga lufta në Lindje të Europës. Tregjet e bllokuara, inflacioni i lartë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike që shtetet po përjetojnë jam disa nga efektet e konfliktit Rusi Ukrainë. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy vite, ato vijojnë të ndihen të forta.
“Për shkak të globalizimit, sot edhe vendi më i vogël e jo më Ukraina që është territori më i madh në Europë prodhon efekte. Tregjet janë shumë të ndjeshme dhe vetëkorrigjimi i tyre merr shumë kohë. Do na duhet ende kohë të stabilizohemi”, u shpreh Elvin Meka, ekspert ekonomike.
Për shkak të varësisë së lartë nga importi, efekte të ngjashme u përcollën edhe në Shqipëri. Në fillim me krizën e drithit dhe atë energjike e më pas me çmime më të larta të lëndëve të para për bujqësinë e ndërtimin.
“Me energjinë duket se kemi mësuar nga gabimet dhe po lëvizim më shpejt në drejtim të diversifikimit. Duket të lëvizim te ulja e varësisë nga importet”, u shpreh Ceka.
“Çrregullimi i tregjeve vijon të ndihet. Jo aq i fortës anë fillim, por ne jemi të ndërgjegjshëm që po paguajë më shumë. Kjo si pasojë e luftës”, u shpreh Elvin Meka, ekspert ekonomike.
Në një raport të fundit të perspektivës globale, Banka Botërore paralajmëron se përshkallëzimi i konflikteve aktuale në Europën Lindore, pushtimi rus në Ukrainë dhe lufta në Lindjen e Mesme mund të përhapë në botë një falë të fortë, gati shkatërruese krize çmimesh.