Presidenti rus Vladimir Putin lavdëroi Joe Biden të enjten pasi një gazetar i tha se ky i fundit e quajti atë një “bir k**** të çmendur”. Duke qëndruar me një buzëqeshje ironike, Putn tha se shprehja e Biden tregonte pse ai ishte preferenca e Kremlinit për të fituar zgjedhjet në SHBA.
Presidenti amerikan i dha Putinit atë cilësim duke folur në lidhje me kërcënimet ndaj botës ku përmendi presidentin rus, rrezikun e konfliktit bërthamor dhe kërcënimin ekzistencial për njerëzimin nga ndryshimet klimatike.
I pyetur nga televizioni shtetëror rus në lidhje me komentin “e papërpunuar” të Biden, Putin buzëqeshi në mënyrë sarkastike dhe kafshoi buzën para se të shikonte tokën.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë me çdo president. Por unë besoj se për ne, Biden është një president më i preferuar për Rusinë, dhe duke gjykuar nga ajo që sapo tha, kam absolutisht të drejtë,” tha Putin për televizionin shtetëror rus.
Ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoli Antonov, tha se ambasada e tij i kishte dërguar Departamentit të Shtetit të SHBA “një qortim në shenjë proteste për natyrën e egër dhe papranueshmërinë” e komenteve të Biden.