Përgjatë tre ditëve të fundit, Shqipëria u vizitua nga delegacioni i Partisë Komuniste Kineze, I kryesuar nga Shen Beili, Zëvendësministre në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.
Kjo vizitë tre ditore, kishte në fokusin e saj forcimin e marrëdhënieve me partinë Socialiste të Shqipërisë, forcimin e dialogut ndërshtetëror në nivelin parlamentar, qeveritar e specifikisht në planin ekonomik, (kryesisht në turizëm, infrastrukturë, agroturizm, bujqësi etj..) atë akademik, kulturor, si dhe bashkëpunimin në nivel organizatash ndërkombëtare.
Me propozim të FRESSH, në Tiranë pritet që shumë shpejt të ngrihet edhe qëndra rinore për 16 vendet e Europës Lindore-Qendrore dhe Kinës.
“Si propozuese e projektit, e shoh si sfidë personale që në Samitin e Korrikut, Shqipëria të dalë fituese dhe ky investim i propozuar nga vizioni, përkushtimi dhe dashuria për vendin e të rinjve të një forumi rinor, të zhvillohet në Tiranë dhe po përpiqem që nëpërmjet postit që mbaj, si nënkryetare e forumit për Projektet & Marrëdhëniet me Jashtë, të nxis dhe të loboj sa më shumë që pas samitit të Kryeministrave këtë Korrik, të kemi lajmin e mirë që ky investim do të zhvillohet në Shqipëri. Kjo jo vetëm se projekti është propozuar nga grupi im i punës, por edhe për faktin që Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak nga investimet ekonomike të nismës 16+1, si rrjedhojë e projekteve të pakta të propozuara nga ana jonë”, deklaroi Ana Abdi, Koordinatore e Projekteve & Marrëdhenie me Jashtë e FRESH.