osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Berisha po përgatitet për të shpëtuar nga prangat e SPAK përmes një skenari tragjik! Meta do të merret i pandehur për dosjen ‘CEZ-DIA’”

“Berisha po përgatitet për të shpëtuar nga prangat e SPAK përmes një skenari tragjik! Meta do të merret i pandehur për dosjen ‘CEZ-DIA’”

Juristi Romeo Kara ka paralajmëruar se ish-kryeministri Sali Berisha mund të ekstradohet në SHBA. Duke folur në një intervistë për gazetën “SOT”, ai u shpreh se amendamenti Biden i Qershorit 2021 është në të vërtetë një urdhër ekzekutimi për rastet e korrupsionit madhor, kur mjetet e tjera nuk funksionojnë.

Sipas juristit Kara mbetet për t’u parë fillimisht, se sa efikas do të jetë sistemi i drejtësisë, në përballjen tashmë të filluar me Berishën. Ai thotë se ajo që dallohet qartë është se, Berisha ka humbur shumë terren brenda partisë së tij dhe është pothuaj i izoluar nga faktori ndërkombëtar, pa folur për mungesën e moralit dhe frymës politike që karakterizon Rithemelimin.

Për ish-presidentin Ilir Meta, Romeo Kara shprehet se probabiliteti më i madh është që të merret i pandehur për çështjen “CEZ-DIA”.

Sipas tij, edhe braktisja e protestës nga Meta-Kryemadhi, shihet si një braktisje që i shërben vetëm interesave të tyre, të shmangies së mbytjes duke qenë në një anije me Berishën dhe braktisjes së tij në fatin e tij, duke dashur gjithashtu edhe të japin një mesazh ndarjeje prej tij dhe kompromisi përkundrejt faktorit ndërkombëtar.

-Zoti Kara, si e komentoni protestën e 20 shkurtit? Mos vallë qëllimi i vërtete i Sali Berishës dhe “Foltores” ishte që të tregonte se janë ata PD e vërtetë dhe duan te rrëmbejnë vulën, apo e bëri për t’i treguar amerikanëve se ka forcë, pasi i druhet ndonjë ekstradimi te mundshëm?

Sali Berisha ka tashmë vetëm një hall: që ai dhe familja e tij të mos përballen me drejtësinë. Çdo lëvizje politike e tij është vetëm në funksion të kësaj mospërballjeje, pavarësisht se në çfarë date bëhet apo me çfarë retorike politike mbulohet. Ai e di fare mirë se ka në dorë vetëm një kartë politike, atë të destabilitetit politik, gjë të cilën ka kohë që e ka vënë në zbatim si në rastin e kandidimit të Belerit apo instalimit të dhunës në parlament.

Në çdo akuzë që ai ngre karshi qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë lexohet qartë antiamerikanizmi i tij, i cili prej deklarimit të tij “Non-Grata” nga State Departament ka dalë pothuajse hapur dhe është bërë vijë ideologjike e Rithemelimit. Berisha po zbaton qartë parimin tashmë të konfirmuar të tij: pas meje le të bëhet qameti. Prandaj sot kemi një Berishë që rreket të mbajë peng një pjesë të PD, nëpërmjet një kalvari procesesh gjyqësore, prej të cilave ka shumë pak gjasa të rikthejë vulën e humbur të PD-së. A ka frikë Berisha nga ndonjë ekstradim, pyesni ju?

Sigurisht që po, pasi amendamenti Biden i Qershorit 2021 është në të vërtetë një urdhër ekzekutimi për rastet e korrupsionit madhor, kur mjetet e tjera nuk funksionojnë. Gjithësesi mbetet për t’u parë fillimisht, se sa efikas do të jetë sistemi i drejtësisë, në përballjen tashmë të filluar me Berishën. Ajo që dallohet qartë është se, Berisha ka humbur shumë terren brenda partisë së tij dhe është pothuaj i izoluar nga faktori ndërkombëtar, pa folur për mungesën e moralit dhe frymës politike që karakterizon Rithemelimin.

-Po braktisjen e protestës nga Ilir Meta dhe Kryemadhi si e shihni?

Politika shqiptare ka kohë që ka dalë nga shinat e ligjit dhe të moralit, duke instaluar si motor të saj vetëm pazarin politik. Aleancat në përgjithësi kanë qenë ngritur vetëm mbi interesa meskine dhe si të tilla bien sapo ato interesa preken. Kështu e shoh edhe braktisjen Meta Kryemadhi, si një braktisje që i shërben vetëm interesave të tyre, të shmangies së mbytjes duke qenë në një anije me Berishën dhe braktisjes së tij në fatin e tij, duke dashur gjithashtu edhe të japin një mesazh ndarjeje prej tij dhe kompromisi përkundrejt faktorit ndërkombëtar. Është një lëvizje tipike alla Meta, që zotëron deri diku një aftësi kalkuluese në këto raste.

-Ju jeni ndër personat që keni kallëzuara Ilir Metën në SPAK. Çfarë po ndodh me dosjen “CEZ-DIA” dhe a rrezikon Meta të merret i pandehur?

Besoj se hetimet lidhur me atë çështje do të mbyllen dhe probabiliteti më i madh është që Ilir Meta do të merret i pandehur. Megjithatë do të na duhet të presim edhe pak.

-Lulzim Basha ka premtuar se fundmi se do të kërkojë hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve KGB sovjetike dhe UDB jugosllave? Mendoni se janë akoma këto dosje, pasi në një dokument të SHISH thuhet se Bashkim Gazidede mori me vete dhe zhduku një listë me agjentë të UDB? A i kanë amerikanët të gjithë këto të dhëna?

Në dijeninë time, mjaft dosje të tilla janë asgjësuar, por ekziston mundësia për ti rigjetur ato. Gjithashtu mjaft prej tyre duhet të jenë nëpër arshiva. Besoj se Basha diçka di që e ka cekur këtë çështje. Ai ka dhënë një mesazh kuptimplotë kur ka deklaruar se: PD ka dështuar prej 30 vitesh për të larguar spiunët e sigurimit nga politika.

Në rastin e spiunëve të KGB dhe UDB ka dështuar jo vetëm PD, por e gjithë politika, duke na bërë të kuptojmë se, mosdënimi i tradhtarëve të atdheut është jo vetëm një dështim, por mbi të gjitha një faj me pasoja të pallogaritshme. Kuptohet se kujt i drejtohet kryesisht ky mesazh i Bashës dhe unë do të thosha që: krushqia ngjan pa bëhet. Kur të hapen defterët e spiunëve, hata do të na shohin sytë.

-Sali Berisha njeri i rrezikshëm që rrezikon të prishë provat, ka shkelur vendimin e gjykatës në mënyrë të përsëritur”, kështu thuhet te vendimi i Apelit të GJKKO. Çfarë është i aftë të bëjë ish-kryeministri për të shpëtuar nga burgu?

Berisha për pushtet bën çfarë të mundet dhe këtë gjë e ka provuar, ndërsa për mbijetesë po tregon se do të bëjë edhe të pamundurën. Kufiri i tij në këtë drejtim është vetëm imagjinata njerëzore. Berisha nuk ka skrupuj dhe limit. Ai i ka lejuar vetes çdo gjë dhe për më tepër ai kurrë nuk reflekton apo e kthen gishtin nga vetja. I vetëdijshëm për çfarë ka bërë, ai po përgatitet për aktin final të tij, skenari i së cilës me siguri është një tragjedi, por që shpresojmë të mos vihet në skenë dhe të krijojë pasojat që ai ëndërron.

-A duhet që të merret një masë më e rëndë ndaj tij nga drejtësia?

Shpresoj si një pjesë e madhe e këtij populli, që ai të marr atë që meriton: një dënim shembullor ai dhe i gjithë enturazhi i tij, si një nga organizatat më të mëdha kriminale që ka njohur ndonjëherë ky vend, konfiskimin deri në qindarka të pronave të tyre, ndalimin e tyre përjetë për të punuar në organet shtetërore si dhe shpërndarjen me ligj të kësaj organizate të fshehur nën lëkurën e partive politike. Pasi të ndodhë kjo gjë, me siguri dielli i shpresës, paqes dhe prosperitetit do të lindë në Shqipëri.