Një tornado në përmasa të vogla është regjistruar pasditen e sotme grykëderdhjen e Vjosës pranë zonës së Pishporo në Fier.
Nga pamjet e regjistruara nëpërmjet celularëve shihet fenomeni i rrallë natyror për brigjet shqiptare.
Ai u krijua rreth 2 kilometra larg nga bregu në det, por mund të shihej me sy të lirë dhe ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.
Pas disa minutash gjithçka është kthyer në normalitet.