Muli thirri sot Lelon se si e shikonte ai shfaqjen e papritur të një çakalli në shkallët e Tetarit të Operas.
-Unë nuk jam supersticioz, tha Lelo.
Mund të jetë dhe thjeshtë një çakall i hutuar që ka zbritur nga Dajti natën dhe ka ecur pas dritave.
-Nuk ka mundësi, tha Muli.
Ka 100 vjet që në Tiranë nuk është shfaqur ndonjë çakall.
Duhet parë cili është efekti tek njerëzit.
-Ti themi Ina Zhupës ta përdorë si argument për zonat e mbrojtura, tha Lelo.
Të thotë që dhe kafshët e pyllit po vijnë të protestojnë në Tiranë kundër ligjit për zonat e mbrojtura.
Ajo e thotë, nuk çan kokë.
-Kjo është ide interesante, tha Muli. Ke të drejtë.
-Nga ana tjetër mund ta përdorim dhe si argument që varfëria ka arritur kulmin dhe po vdesin dhe kafshët e egra për të ngrënë dhe po i turren qytetit.
Siç thotë populli, “ku lë ujku të hajë Çakalli”.
Ujku është Edi Rama.
Ndaj ai ka lënë dhe çakallët pa ngrënë.
Po vdesin për bukë rrugëve.
-Edhe kjo është perlë, tha Muli.
Kjo madje më shkon mua ta them.
-Në fund mund ta përdorim dhe si shenjë të afrimit të fundit të Edi Ramës, tha Lelo.
Fakti që një çakall lë pyllin dhe i turret Tiranës, do të thotë se i vjen era e kërmës e ndonjë kafshe të ngordhur.
Dhe Edi Ramës po i vjen ngordhja.
Ndryshe nuk do vinte çakalli në zemër të Tiranës.
-Je i madh, tha Muli.
Këtë mund ta thotë presor Mondi, se atij s’ia merr njeri për ters.