osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Merrte 50-150 mijë Euro për një vrasje”! Kush është Kevin Zeneli, “killeri” i besuar i Kasandër Nogës?

“Merrte 50-150 mijë Euro për një vrasje”! Kush është Kevin Zeneli, “killeri” i besuar i Kasandër Nogës?

Ka dalë fotoja e 23-vjeçarit Kevin Zeneli, alias Kevin Suçi, i cili sipas dëshmive të vëllezërve Beqiraj është autori i atentatit të ndodhur më 4 janar 2022 në “Don Bosko” të Tiranës.

Në atë ngjarje u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt tavolinës së lokalit ku ishin ulur 5 persona dhe mbeti i vrarë Erion Çelën, 35 vjeç dhe plagosur të vëllanë, dajën, kamarierin dhe një person tjetër.

Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën. Për atë vrasje ishin rekrtutuar dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj për ta kryer por në fund nuk kishin rënë dakord dhe u krye nga Kevin Zeneli të cilin më pas dy vëllezërit e kanë ndihmuar për tu larguar jashtë shteti.

Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të këtij viti.

Për t’i kryer këto vrasje, ai është paguar nga Kasandër Noga nga 50 mijë deri në 150 mijë euro Ai u shpall ditën e sotmme në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Porositësi”.

“Shtetasit Indrit dhe Gentian Beqiraj në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe I. F., për llogari të shtetasit Kasandër Noga, kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.

Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.

Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.”