Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë. Qytetarët kanë njoftuar policia bashkiake të Tiranës për praninë e një çakalli, në një lokal pranë Teatrit të Operas.
Gjitari grabitqar aspak i zakontë për rrugët e një qyteti të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana është marrë me kafaz dhe është dërguar në kopshtin zoologjik. Gjitari është gjetur tek lokal ‘Botanika’
Nga informacionet e para mendohet se ai mund të ketë zbritur vetë natën në kërkim të ushqimit. Çakalli që është një gjitar grabitqar më i vogël se ujku është vendosur në karantinë dhe do të lëshohet në gjëndje të lirë pasi t’i kryhen kotrollet veterinare