Ndërsa në parlamentin Grek debatohet për emrin e ri të Maqedonis, në rrugët e Athinës kanë filluar protestat tre ditore. Marrëveshja e arritur mes Shkupit dhe Athinës zyrtare po kundërshtohet në Athinë dhe Shkup.
Marrëveshja Tzipras-Zaev u arrit pas debatesh disa dekadëshe dhe ajo i jep një emër të ri vendit të banuar nga maqedonas dhe shqiptarë: Maqedonia e Veriut. Protestuesit grekë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të provincës greke që mban emrin Maqedoni, thanë se ndjeheshin të tradhëtuar nga qeveria.
Në Greqi protestues të shumtë kanë mbushur rrugët e Athinës duke kënduar himnin kombëtar dhe duke protestuar kundër marrëveshjes së arritur mes udhëhedhëqësve grek dhe maqedonas, për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Marrëveshja mes dy kryeministrave u arrit pas afro 3 dekadave debate.
“Tsipras nuk duhet ta kishte nënshrkuar marrëveshjen. Ai po na tradhëton. Ndjehem tepër e zhgënjyer,” – thotë një protestuese.
“Unë jam maqedonase dhe nuk kam për ta pranuar kurrë një emër që bart emrin Maqedonia, as e veriut, e jugut, e lindjes, apo e perëndimit. Unë jam maqedonase dhe ata nuk janë. – thotë Athina Kechatzis, banore e provincës greke të Maqedonisë.
Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe homologu i tij Zoran Zaev, ranë dakord më 12 qershor për emrin, pas një mosmarrëveshjeje 27 vjeeçare. Çështja e emrit është bërë pengesë për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe në NATO.
“Kjo është një marrëveshje që nuk garanton një zgjidhje nga e cila do të përfitonte popullit grek dhe ai i vendit fqinj, apo popujt e mbarë rajonit. Pretendimet e qeverisë se marrëveshja garanton paqen, bashkëpunimin dhe stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë, janë gënjeshtra, ato ç’orjentuese dhe pa baza historike.” – tha udhëheqësi i Partisë Komuniste
Protestat e së premtes u zhvilluan ndërsa parlamentarët grekë po debatonin në Parlament për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, të kërkuar të enjten nga partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re. Debati në Parlament pritet të përfundojë të shtunën.
Marrëveshja Tsipras – Zaev është kundërshtuar edhe nga opozita Maqedonase. Presidenti Gjorgje Ivanov ka thënë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen. Në Shkup gjithashtu ka pasur protesta të qytetarëve , të cilët nuk duan që vendi i tyre ta ndryshojë emrin.