Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit, duke caktuar një ekspert mjeko-ligjor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.
Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars për të vlerësuar gjendjen e Breçanit.
Sipas avokatëve mbrojtës, për shkak të fobisë nga ambientet e mbyllura, ai ka shfaqur probleme me zemrën dhe qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë edhe jetën.
Për ketë ata kërkojnë një masë me të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg. Erzen Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzën e pastrimit të parave dhe përkrahje të autorit të krimit.