Roma është konfirmuar makth i Feyenord në Europë. Verdhekuqtë kanë fituar 4 me 2 përmes penalltive, në sfidën e vlefshme për turin e 1/16 të Europa League.
Ndeshja përfundoi 1 me 1 në kohën e rregullt dhe në “extra-time”. Rezultati 2 me 2 në Hollandë, bëri që ky takim të kishte nevojë për penalltitë, që panë më të saktë Romën.
Roma e ka të tretin vit radhazi, që ia bën “makth” Europën klubit të Feyenoord. Kjo pasi në vitin 2022 fituan finalen e Conference League në “Air Albania”. Vitin e kaluar i skualifikuan nga Europa League në turin çerekfinal.
De Rossi ndërkohë vazhdon të paraqitet mirë me Romën. Ky kualifikim tregon dhe njëherë harmoninë e ndërtuar në skuadër pas ikjes së Mourinhos.
Penalltitë: (VIDEO)
Golat e shënuar: (VIDEO)