Liri Lushi lindi në Tiranë në vitin 1954. Ajo sot feston ditëlindjen e 69. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit.
Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ia solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.
Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.
Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura.
Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore.
Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.
Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtoreshë artistike e Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.
Edhe 100 vite te tjera Liri. 💐