Trejsi Sejdini, sapo ka marrë kurorën e “Miss Universal Albania 2018”, por gjithmonë do të njihet si ‘gangsterja e Elbasanit’ pë shkak të videove skandaloze që e kanë ndjekur gjithmonë.
Ditën e sotme me rastin e Fiter Bajramit, ajo ka uruar të gjithë ndjekësit e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale, por ka bërë një gafë që një muslimani të denjë nuk i falet. Ka ngatërruar emrin e festës!
“Gëzuar Kurban Bajramin,”- shkruan misi, ndërkohë që sot festohet në mbarë botën Fiter Bajrami. Por mesa duket 18-vjeçarja nuk e di ndryshimin mes dy festave.
Faqja e njohur e Instagramit e ka kritikuar Trejsin publikisht, e cila më pas e ka hequr fare postimin. Me vonesë, por e kuptoi se për çfarë feste bëhet fjalë.