Dakordësia për emrin e ri të Maqedonisë, pavarësisht marrveshjes së palëve duhet të kalojë edhe nga parlamenti grek. Pasi dy vendet ranë dakord për sheshimin e konfliktit shumëvjeçar, tashmë i takon parlamentit grek të vendosë, vetëm se ka një problem të vogël, ky i fundit është i përçarë.
ANEL, partia populiste e djathtë, partnere e re në koalicionin qeverisë nuk bën asnjë lëshim kur vjen puna tek Maqedonia.
“Tek kjo çështje nuk ka ndryshuar asgjë”, paralajmëroi kryetari i ANEL-it si dhe ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos. Nëse një nga deputetet e tij voton në parlament për kompromisin, atëherë ai do te largohet nga partia, paralajmëroi ai.
Pa ANEL, kryeministri i majte nuk ka shumicën e mjaftueshme për të aprovuar në Parlament paktin me Maqedoninë, kështu që pakti ngel në dorë të marrveshjeve të Kryeministrit grek me partitë e opozitës.
Reagime të ashpra ka patur edhe në Shkup ku vecc opozitës, e sidomos partisë kryesore te saj VMRO-DPMNE, marrëveshja u refuzua edhe nga presidenti George Ivanov.
Ky i fundit kundërshton ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese, të cilat duhen bërë për shkak të ndërrimit të emrit. Shqiptarët e maqedonisë , veçanërisht partitë e tyre politike ne Maqedoni, e kanë përkrahur marrëveshjen që synon t’i japë fund konfliktit 27 vjeçar të emrit.