Kryeministri Rama mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë.
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ai ndodhet për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona.
“Turqi, Ankara – Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona”, shkruan Rama.
Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj.
Në përfundim të vizitës, kryeministri Rama dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.