Besiktas 2-0 Konyaspor (Kilicsoy 49′, Tosun 71′)
Besiktas ka triumfuar në shtëpi përballë Konyaspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës turke. Sfida e cila u zhvillua në “Tupras Stadium”, përfundoi me fitoren 2-0 të Besiktas.
Rashica dhe Muçi zhvilluan një ndeshje mjaft të bukur, me lojtarin dardan që ia doli të asistojë në golin e parë. Teksa edhe aksioni i golit të dytë nisi nga dyshja e shqiptarëve. Në krahun tjetër Cikalleshi dhe Ethemi ishin titullarë dhe luajtën 68 minuta, por pa lënë shenjë.
Me këtë fitore skuadra e Muçit dhe Rashicës shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Konyaspor mbetet në vendin e parafundit.
FORMACIONET ZYRTARE:
BESIKTAS: Gunok, Masuaku, Colley, Uysal, Bulut, Fernandes, Al Musrati, Tosun, Muçi, Rashica, Kilicso.
KONYASPOR: Slowik, Oguz, Yazgili, Damjanovic, Guilherme, Dikmen, N’Zonzi, Prip, Cicaldau, Ethemi, Cikalleshi.
Rastet e ndeshjes:
71′ Nis nga dyshja Rashica-Muçi, Besiktasi dyfishon shifrat. (VIDEO)
54′ Tjetër tentativë nga Muçi, por goditja e tij ndalet nga mbrojtësit e Konyaspor. (VIDEO)
49′ Asist nga Rashica, Kilicsoy kalon Besiktasin në avantazh. (VIDEO)
45+2 Muçi dhe Rashica më të mirët për Besiktas, nuk ka gol në pjesën e parë përballë Konyaspor.
45+1′ Rast i artë për Rashicën, por shqiptari nuk ia del ta godasë topin. (VIDEO)
40′ Ernest Muçi ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
27′ Muçi provon sërish, por rrëshket në momentin e goditjes. (VIDEO)
23′ Ernest Muçi tenton supergolin, portieri kundërshtar në gatishmëri. (VIDEO)
14′ Shqiptarët menjëherë në aksion, Rashica “kërcënon” portën e Konyaspor. (VIDEO)
1’ Starton ndeshja në “Tupras Stadium”.