Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të gjatë dhënë gazetares Anila Basha për revistën Newsbomb.al që do të dalë në treg në 20 shkurt, ka folur për angazhimin e tij ndërkombëtar, për rolin e Shqipërisë dhe emrin e saj në këtë dekadë që vetë ai ka qenë në postin e kryeministrit.
“Çfarë kam bërë në arenën ndërkombëtare ma ka frymëzuar krenaria ime prej shqiptari kokëfortë dhe jam i lumtur që i ka bërë mirë Shqipërisë, e cila nga një karikaturë mediatike ndërkombëtare, po kthehet në një brand të ri ndërkombëtar”, thotë Rama në intervistë.
Kryeministri ka folur për reformat, ekonominë, kullat e larta që i sheh si një vizion transformues, por ka prekur edhe diplomacinë, marrëdhëniet e ngecura me Greqinë, apo “marrëdhënien pa maska” siç e konsideron ai atë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.