Tani duam apo nuk duam ne tironsit përveç dy xhamive te rruga e Elbasanit një “xhami e re” po bëhet e dëgjuar dhe shumë e rëndësishme në këte zonë, “Foltorja” e Sali Efendiut, që nesër do “trondisi” themelet e shteti, i cili nga frika e lejon të ëndëroi parajsën, pasi i ka bërë gati qefinin.
Saliu vazhdonn çdo natë ritualin e zakonshëm, sikur më të vërtetë ai të jetë një hoxhë dhe ballkoni i izolimit një minare.
Megjithëse qytetarët i janë ankuar organeve kompetente, askush nuk e ka ndaluar procesionin e kësaj liturgjie masakruese për banorët e zonës.
Kjo, sepse pasi Saliu efendiu mbaron faljen e radhës, fillojnë të marrët me radhë të marrin fjalën, në fakt… të lehin, të ulërasin dhe mallkojnë shtetin, drejtësinë, qeverinë që i’u ka izoluar idhullin e tyre shpirtëror, duke mos kuptuar asgjë nga ato që reciton i marri majë ballkonit
Pra sokaku i të marrëve e kryen funksionin më së miri, deri kur shteti nuk krijon një hapsirë të re… një çmenduri publike ku mund të strehohet kushdo që ka humbur arsyen dhe nuk e di se pse është aty dhe çfarë kërkon, pra ka humbur rrugën në oborr të shtëpisë dhe ka përfunduar te Foltorja e Salisë, apo çdo foltore tjetër, që në fakt duhet të quhet… shurrtore.
Larg humorit dhe sarkazmës, është vërtet për të ardhur keq që grupe njerëzish të thjeshtë përdoren nga një turmë e vogël politiqenësh ordiner, që e kanë krijuar personalitetin e tyre me bythlëpirje pas lidërve kryepolitiqen.
Thirrjet për protesta nga këta kargjozë gjoja për të rrëzuar qeverinë, që nuk ngjanë me asnjë nga qeveritë e tyre, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi, është thjeshtë piskama e radhës e të plagosurve nga rrëzimi i rëndë i karriges së pushtetit të tyre dhe përfundimisht të katandisur si pacient, që nuk ka doktor që ua qetëson dhimbjen që ndjejnë, nga frika dhe pasiguria e së ardhmes së tyre.
Halli i madh i tyre nuk ka asnjë lidhje me qytetarët me hall e pa hall në Shqipëri, por ata megjithse e dinë shumë mirë prap gënjehen… për pak mëshirë edhe nga ata që i kanë rjepur dhe zhdëpur me vite, duke shpresuar se populli ka harruar
Vërtetë i dinë kaq të verbër shqiptarët dhe mendojnë se në mesin tonë kemi njerëz akoma aq të pashpresë që shpresojnë dhe besojnë në fantazma dhe politika fallxhoresh që as veten e tyre nuk e nxjerrin dot nga balta?
Eshtë për të ardhur keq që politikanët që na kanë ngelur në derë si kopilat në derën e befotrofit nuk ndryshuar aspak në këto 30 vjet dhe intelekti i tyre u ka mbetur larg epokës së zhvillimit, civilizimit dhe qytetërimit…
Sharlatanizmi dhe injoranca e tyre deri në pafundësi është një turp i madh për vendin dhe fyerje për qytetarët që tashmë i kanë braktisur! Familjet shqiptare, të cilat e kuptojnë se jetojmë në një botë tjetër, ku në çdo çast je i vetmuar pa përkrahje dhe e vetmja shperesë për mbijetesë dhe prosperitet janë mëndja dhe krahët tuaj, nuk i hanë më broçkullat e tyre.
Për ata të verbër që akoma nuk shikojnë dhe ata janë pak, nesër do u jepen syze që data 20 Shurt dita kur qytetarët e Tiranës rrëzuan në menyrë simbolike bustin e Hoxhës, do të kujtohet si dita kur Hoxh Sali Efendiu do e kuptoj se është një vdekur i pakallur politikisht.
Sokaku i të marrëve dhe “xhamia” e Saliut nesër do mbyllet, si “objekt kulti” me rrezikshmëri të lartë shoqëror. /
Ekskluzive.al