osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më 4 mars hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë! Zbardhet plani i amerikanëve: Pilotët ukrainas do të “zbarkojnë” në Shqipëri për tu përgatitur me avion ushtarak të NATO-s

Më 4 mars hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë! Zbardhet plani i amerikanëve: Pilotët ukrainas do të “zbarkojnë” në Shqipëri për tu përgatitur me avion ushtarak të NATO-s

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken zbardhi detaje nga marrëveshja e rëndësishme në ndihmën për Ukrainën dhe rolin që do të luajë Shqipëria nga takimi i tij për herë të parë në Tiranë.

Baza ajrore e Kuçovës pritet të hapet muajin e ardhshëm, zbuloi Blinken gjatë deklaratës për median pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Sallën e Hartave, në Kryeministri. “Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 aleatë të NATO-s me futjen e Suedisë, do të sjellin përvoja të ndryshme, gjeografi të ndryshme, aftësi të ndryshme, kapacitete të ndryshme, por secili prej nesh ka të njëjtin angazhim në fakt të fortë, të hekurt, i cili është të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe gjithashtu të sakrifikojmë, madje në vitin e fundit çdo aleat ka rritur përqindjen në ndihmë të mbrojtjes si 2% i PBB-së”, tha ai.

Gazeta “SOT” ka mësuar se lajmi që dha Blinken fsheh pas prapaskena. Burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se pritet që pilotë të Ukrainës që në këto momente po stërviten në baza të NATO-s në Greqi, të vijnë e të stërviten në Kuçovë. Bëhet fjalë për pilotë të F-16, ku Ukraina po merr në këto momente ca nga Holanda, ca nga Franca e nga vende të tjera.

Ministri Peleshi zbulon datën

Data për hapjen e Bazës së Kuçovës, u zbulua ditën e djeshme nga Niko Peleshi në takimin me Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, të cilën u mblodhën ditën e djeshme në Bruksel. Peleshi zbuloi se më 4 mars do të hapet baza ajrore në Kuçovë , ndërsa shtoi se Shqipëria është kontribuuese e NATO-s përmes misioneve të saj. Mes tjerash ai theksoi se Shqipëria po investon në mbrojtjen kombëtare, për blerjen e sistemeve të ndërlikuara ndërsa kanë në prioritet sistemin anti-dronë. “Baza ajrore e Kuçovës do të hapet me 4 mars, Porto Romanon duam ta fusim në këto plane.

Të gjitha këto janë reagime mbrojtëse por duke shkurajuar çdo ëndërr apo ambicie të Rusisë që kërcënojnë botën e lirë dhe demokratike. Shqipëria është kontribuuese përmes misioneve të saj. Jemi në tetë misione. Ne po investojmë për mbrojtjen tonë kombëtare, për blerjen sistemet e ndërlikuara, kemi vendosur në prioritet sistemin anti-dronë. Do të mbrojë infrastrukturën ushtarake dhe civile. Mbrojta kundër-ajrore është një sfidë për ne që jemi aleatë në NATO por që jemi pjesë e kontributit në paqen globale dhe në të gjithë operacionet e NATO-s”, tha ai.