Ylli Manjani ky paçavure inelektuale i shtrydhur dhe i hedhur në rrugë nga Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka komentuar peticionin që i kanë dërguar AMA-s dhjetëra intelektual të njohur, profesora doktor dhe shkencëtarë të njohur.
Manjani thekson se disa prej tyre argumentojnë “shkencërisht” se monizmi është më i mirë se pluralizmi, mbyllja e gojës së tjetrit është më eficente se debati publik mbi argumente. Por se ku e gjenë këto akuza qeni pa kolibe dhe hajduti i milionave me LSI Ylli pa yll vetëm ai e di me injorancën dhe mediokritetin ë tij
Postimi i Manjanit:
Lexova në rrjet një letër. Disa (bajagi boll ishin) intelektuale kërkojnë t’u mbyllet goja disa “sharlatanëve” që dalin në media e flasin për gjëra jo shkencore.
Dakord, sharlatanizmi në media, aq më tepër në shkolla duhet ndaluar.
Nuk e kuptova se për kë konkretisht e kishin llafin (huq i vjetër “intelektualësh” ky), por një pjesë e mirë e atyre intelektualëve që kanë nënshkruar atë letër janë po aq sharlatanë. Sharlatanë me shkencë po të doni.
Disa prej tyre argumentojnë “shkencërisht” se monizmi është më i mirë se pluralizmi; mbyllja e gojës së tjetrit është më eficente se debati publik mbi argumente; dënimi penal pa prova që po kriminalizon shoqërinë ka dalë nga xhehneti; emigracioni që po boshatis vendin është zgjidhja më e mirë shkencore e të ardhmes së Shqipërisë…. Të dhj*sha shkencën dmth!
Jo pak prej tyre që e kanë ves shkrimin e letrave pas shpine (shqipe të vërtetë protoindoeuropanë), spiunllëkun e quajnë “qytetari”.
Një pjesë tjetër, Akademinë e Shkencave e konsiderojnë të reformuar me vënien në krye të një “ustai politik”, gjithashtu në mënyrë shkencore.
Ata kanë hallin e gjuhës shqipe, ndërkohë që shkrirja “shkencore” e Insistutit të Albanologjisë duhet të ketë qenë zgjidhje magjike, falë reformave të qeverisë, përfundon ky palaço teveqel që mllefin e tij e publikon me injorancën e tij duke fyerë publikisht figura si Rexhep Qosja Pëllumb Xhufi, e tjerë, që maskarenj të rrëzuar politik pa asnjë nivel intelektualsi puna e tij, që të turpërojnë t’i shikosh, e që këtyre “bajgave” do u vinte turp ta merrnin edhe për tu mbajtur çadrën… do pranonin të lageshin dhe kurrësesi pranin e tij.