osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekspertët sqarojnë procedurat si do të shpërndahen pensionet nëpërmjet bankave dhe tregojnë rrezikun e vetëm që mund të përballen të moshuarit

Ekspertët sqarojnë procedurat si do të shpërndahen pensionet nëpërmjet bankave dhe tregojnë rrezikun e vetëm që mund të përballen të moshuarit

Marrja e pensioneve në para fizike mund të bëhet diçka e së shkuarës nëse qeveria vijon me planin e saj për pajisen me karta bankare. Kjo mund të ndodhë sipas dy skenarëve.

Qeveria miratoi ligjin për zerimin e tarifave për llogaritë e shërbimeve fizike. Kjo i mundëson çdo pensionisti me një kartë të bëjë veprime pa komisione. Bankat kanë shprehur qëndrimin e tyre pozitiv për nismën në mënyrë që të zgjerohet shërbimi financiar tek të gjitha shtresat e margjinalizuara. Për ekspertët kjo do të ndihmonte bankat në likuiditet.

Skenari i dytë për dhënien e pensioneve me kartë është reformimi i Postës Shqiptare, institucioni ku aktualisht marrin pensionin 95% e të gjithë përfituesve. Konkretisht është planifikuar një fond për blerje ATM-sh për institucionin dhe tre koordinatorë janë caktuar nga qeveria me synim transformimin. Në këtë mënyrë Posta Shqiptare do kthehej në një institucion të mirëfilltë financiar. Synimi i nismës është zvogëlimi i parasë fizike në ekonomi dhe rritjen e transaksioneve online marrë parasysh fondin e madh prej mesatarisht 80 miliardë lekësh çdo muaj që kalon për pensionistët. Konkurrenca mes sektorit privat dhe shtetëror në këtë aspekt do sillte zhvillime pozitive për pensionistët.

Reagojnë ekspertët

Ndërkohë ekspertët vlerësojnë se digjitalizimi i shërbimeve financiare, përfshirë edhe pensionet, do të ndikojë në uljen e kohës së harxhuar në sportele dhe luftën kundër informalitetit. Mateo Spaho, thekson si rrezik ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike, dhe aksesin e të moshuarve në teknologji. Digjitalizimi i shërbimeve financiare ul kohën e hartuar në sportele, por rrit ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike.

Këto janë dy këndvështrimet që eksperti Mateo Spaho i sheh kushtet qe qeveria u vendosi bankave për pagesat online. “Digjitalizimi e thjeshtëzon jetën, bën të kursesh kohë. Por nga ana tjetër, krijon rrisqe të reja siç janë sulmet kibernetike”, deklaroi ai në një media këtë fundjavë. Po ashtu, Spahoi shtoi se këto dy arsye sipas tij, tregojnë nevojën e vendit për më shumë ekspertë IT.

“Edhe në këtë rast që merr një rëndësi të veçantë, është pjesa e IT pjesa e teknikëve. Lufta ndaj informalitetit është një tjetër anë pozitive e heqjes së parasë KESH nga qarkullimi, sipas tij. “Paraja e digjitalizuar është qartazi më e detekueshme”, tha ai. Sa i takon pensioneve , Spaho thekson se jo të gjithe pensionistët kane akses në teknologji. “Kam përshtypjen se e kemi filluar nga gjëja më e fundit që kishim nevojë. Pensionistët është e vështirë të hyjnë në aplikacionet celulare”, nënvizoi eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho.

Paralajmërimi

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësues të sistemit bankar, të cilëve u ka tërhequr edhe një herë “veshin” për faktin që një pjesë e mirë e bankave të nivelit të dytë vijojnë të funksionojnë me metoda tradicionale. Në takimin, ku të pranishëm janë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministri i Financave, Ervin Mete, Rama kërkoi nga përfaqësuesit e bankave që brenda këtij viti të jetë implementuar “open banking”.

Duke kujtuar që teknologjia e lejon tashmë, kreu i qeverisë kërkoi nga bankat që të “jenë në lartësinë e sfidës dhe të hapin dyert e teknologjisë.” Teksa i akuzoi se nuk po bëjnë përpara pasi “nuk duan që të prishin rehatinë”, Rama u kujtoi përfaqësuesve të bankave të nivelit të dytë: “Kjo është çështje e një prioriteti kombëtar të qeverisë. Duam të shikojmë ndryshim të shpejtë, të thellë, real. Këtë vit.” Më konkretisht, qeveria kërkon nga bankat që brenda këtij viti, pensionistë të marrin pensionet përmes sistemeve të reja.

Bizneset të shesin me këto sisteme. Dhe, që qarkullimi i CASH-it në vend të bjerë ndjeshëm. “Duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe, por do ta bëjmë,” shtoi kryeministri. Procesi pritet që të drejtohet nga Banka e Shqipërisë. “Të gjitha justifikimet, albite që vijnë nga prishja e një status quo-je të viteve me radhë, nuk do t’i tolerojmë”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave bënë të ditur se këto të fundit ndodhet në periudhë testimesh dhe se në qershor do të jenë të gjitha gati për të dalë “live” në qershor sa i takon “open banking”. Afati për zbatimin e marrjes së pensioneve online dhe shërbimeve të tjera nëpërmjet platformës Open Banking është lënë qershori i këtij viti.