Një dëshmi përtakimin me Guevarën ka dhënë Evelina Pogaçe, bashkëshorte e ambasadorit të parë shqiptar në Kubë Josif Pogaçe.
Ajo e ka njohur Guevarën gjatë pritjeve për festat e Nëntorit, në selinë diplomatike të Shqipërisë në Havanë.
“Çe Guevara vinte i veshur me uniformën e revolucionit. Me tim shoq fliste frëngjisht. Përsëriste se nuk para i pëlqenin ceremonitë zyrtare.
Në një rast kur im shoq, Josifi, u tregoi miqve kubanë për Shqipërinë, Çe Guevara tha: Shikoni Kubanakanin (ish-lagje luksoze e të pasurve në Havana). Këto vila luksoze, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e kubanëve të mjeruar, po i kthejmë në shkolla, në kopshte fëmijësh, në spitale.
Në këtë lagje kemi ngritur Bekadot (shkolla me ushqim falas) me uniforma dhe pajisje shkollore falas për të gjithë fëmijët e Kubës dhe, sidomos, për mijëra e mijëra fëmijë jetimë dhe të sëmurë. Më kanë thënë se edhe partizanët shqiptarë, pasi çliruan vendin, kështu kanë vepruar”.
Josifi i tha diçka për guximin e kubanezëve dhe Guevara pasi thithi puron e pandashme havaneze, ia mbërtheu sytë dhe iu përgjigj:
“Shoku ambasador, po, të tillë jemi. Por nuk duhet të harrojmë se guximtarët në këtë botë janë dy llojesh. Njeri lloj lind nga dija, ndërsa tjetri, nga injoranca. I pari sjellë fitoren, tjetri sjell shkatërrimin”.