Ai është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, i cili përveç këngëve të tij njihet dhe për tipin ekspresiv dhe të drejtpërdrejt që ka. Bëhet fjalë për Kastro Zizon, i cili së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Tsunami që quhet ‘Kënga e çajit’.
Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku dhe i pyetur nga gazetarja për bashkëpunimin me këngëtarin e ri, ai ka shpërthyer duke thënë se bota është mbushur plot me kurva.
“Sot është shumë e vështirë jo të gjesh talente, por të gjesh njerëz të mirë me talent të madh se është mbushur bota me kurva”, ka thënë Kastro.