osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dosja e SPAK për privatizimin e fabrikës ‘Buka’! GJKKO nxjerr bllof SPAK: Pezullon për 1 vit procesin gjyqësor! Nuk mund të gjykohet në mungesë

Dosja e SPAK për privatizimin e fabrikës ‘Buka’! GJKKO nxjerr bllof SPAK: Pezullon për 1 vit procesin gjyqësor! Nuk mund të gjykohet në mungesë

Dosja ndaj Arben Ahmetajt për privatizimin e fabrikës ‘Buka’ do të duhet të presë për një vit para se të gjykohet nga GJKKO. Ka qenë vetë Gjykata e Posaçme e cila ka vendosur këtë të premte që të pezullojë për një vit gjykimin ndaj ish zv. kryeministrit Ahmetajt për shkak se ky i fundit është në arrati.

Sipas Gjykatës nenet 332 dhe 352 të Kodit të Procedurës Penale detyrojnë që i pandehuri të ketë marrë dijeni për nisjen e gjykimit dhe për shkak se nuk provohet marrja dijeni e Arben Ahmetajt procesi do të duhet të pezullohet.

GJKKO gjithashtu konstatoi se avokatët e tij nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces pasi janë të pajisur vetëm me një prokurë të përgjithshme.

Si rrjedhojë procesi gjyqësor për dosjen Buka pezullohet maksimalisht një vit, ndërsa policia urdhërohet të vijojë kërkimet për Ahmetajn. Nëse ky i fundit nuk gjendet edhe pas 365 ditësh atëherë gjykimi sipas procedurës nis në mungesë.

Arben Ahmetaj akuzohet se cilësinë fillimisht të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e më pas të ministrit të Ekonomisë dhe Financave shkeli legjislacionin në fuqi, një vendim të Gjykatës Kushtetuese, një vendim të Gjykatës së shkallës së Parë dhe një tjetër të Gjykatës së Apelit Tiranë, 2 vendime në shkallë të parë dhe në apel të Gjykatës Administrative në procesin e privatizimit të fabrikës ‘Buka’, dosje për të cilën e akuzon për shpërdorimit të detyrës SPAK në mbrojtje të kriminelëve të drejtësisë të këtyra strukrturave të cilët të gjithë janë shkarkuar nga vetingu për korrupsion.

Në dosjen e SPAK rendit një sërë shkeljesh që janë bërë gjoja me dashje nga Ahmetaj, për privatizimin e Buka e cila sot njihet si qendra tregtare “Emerald”, që i solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitimë, familjes Myderizi. Se si i paskan sjell 7miliard lekë dëm edhe shtetit edhe privatit këtë vetëm SPAK e di apo i ka marrë Ahmetaj nga kasaforta kur nuk ka qenë fare pjesë e privatizimit.

Në fakt ky është një mashtrim sepse shteti dhe Myderiz nuk janë e njënjta gjë.

Arben Ahmetaj nuk ka qenë pjesë privatizimit i cili është bërë në vitin 2014 kur ai nuk ka patur asnjë funksion në qeveri

Edhe pse trashëgimtari legjitim i pronës prej 7680 m2 në tokën gjithsej prej 30 mijë metrave katrorë në rrugën 5 Maji në Tiranë, ku ndodhej edhe fabrika Buka me 6370 m2 e saj, ia kujtonte vazhdimisht me shkresa vendimet e gjykatave thuhet në akuzë, Ahmetaj asnjëherë nuk e ndali procesin e ankandit kur në fundore përfitoi biznesmeni Lirim Fezollari, me të cilin sipas SPAK kishte njohje të gjatë. Por, SPAK nuk guxon as ta marri në pyetje sepse kjo dosje është një shpifje, shteti ka përfituar nga privatizimi i cili është bërë me çmimin e tregut dhe ku Arben Ahmetaj nuk ka snjë firmë.

SPAK i dumanëve vazhdon metodën duke masakruar biznese që kanë njihje me drejtuesit e administratës pa vërtetuar asnjë shkelje dhe korrupsion kur Shqipëria si vend i vogël 50% e shqiptarëve njihen me njëri tjetrin

Më 7 dhjetor SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen në ngarkim të ish-zëvendës kryeministrit por sigurisht që kjo dosje do i’u krijoj probleme që duhet të përgjigjen sepse kanë marrë përsipër të mbrojnë privatin në kurriz të shtetit, duke akuzuar një person që nuk është pjesë e privatizimit por ka ndaluar marrjen e parave në mynyrë abuzive duke paguar gjykatat e hajdutrisë dhe krimit që gjoja i pastroj reforma.