Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës civile në Nju Jork që e dënoi atë me 354 milionë dollarë gjobë për mashtrim financiar duke rritur vlerën e pronave të tij për të mashtruar kështu bankat dhe huadhënësit.
Duke iu drejtuar mbështetësve për herë të parë që pas vendimit, Trump tha se gjyqtari Arthur Engoron, i cili mori vendimin ndaj tij, është pjesë e një komploti të ‘krahut të majtë’ apo thënë ndryshe demokratëve të Joe Biden të cilët sipas Trump, po mundohen ta ndalojnë që të kandidojë për president të SHBA-ve.
Trump përsëriti gjithashtu akuzën se humbja e tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj presidentit demokrat të SHBA Joe Biden ishte për shkak të mashtrimit zgjedhor.
Në vendimin që u mor të premten, Trumpit iu ndalua për 3 vite që të drejtojë apo zotërojë një korporatë në Nju Jork.