RUMANI – Në Bukuresht po zhvillohet Kampionati Europian i Mundjes dhe rusi i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarov ka siguruar finalen dhe për rrjedhojë e ka medaljen e argjendtë në “xhep”. Tanimë sportisti që mbron ngjyrat kuqezi do kërkojë nesër suksesin në finalen e madhe.
Në stilin e lirë dhe në peshën deri në 61 kilogramë, Zelimkhan Abakarov dominoi tre ndeshje për të kaluar në finale. Abakarov kaloi armenin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin 9-0, para se të mposhtet gjeorgjianin Shota Phartenadze me rezultatin 7-5. Në ndeshjen gjysmëfinale ai kaloi gjermanin Niclas Stechle me rezultatin 10-0 dhe nesër pret të marrë medaljen e artë pas formës së mirë.
Veç tij, në këtë aktivitet edhe sportisti tjetër kuqezi, Islam Dudaev ka siguruar medaljen e argjendtë dhe fitoi dhe një ari
Shqipëria ka një kampion tjetër Europe në mundje. Islam Dudaev, rusi i natyralizuar si shqiptar ia ka dalë të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht.
Në peshën deri në 65 kilogramë në stilin e lirë, Dudaev mposhti 2-1 rusin Gadzhimurad Rashidov dhe me flamurin kuqezi mbi shpinë siguron medaljen e parë të artë në këtë event për tanët.
Dje, Dudaev bëri katër fitore dhe siguroi finalen e sotme, të fituar pastër. Nesër është radha e Zelimkhan Abakarov që do përballet në finale, teksa ka siguruar medaljen e argjendtë.