osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Humbja në derbi, Refik Halilit i soset durimi: Ndryshimet do nisin nga porta

Humbja në derbi, Refik Halilit i soset durimi: Ndryshimet do nisin nga porta

Partizani ia ka dalë të mposhtë 2-1 Tiranën me përmbysje për javën e 24-t të Superligës. Derbi i kryeqytetit u luajt në “Air Albania” mes 12.638 tifozëve. Sfida ishte e luftuar dhe me raste shënimi, teksa në stadium nuk munguan flakadanët dhe koreografitë nga dy tifozeritë.

Ndeshja nisi mirë për Tiranën, që shënoi me Liridon Latifin pas shtatë minutave lojë. Një gabim në mesfushën e kuqe nxorri Abazajn përballë Hoxhës, me gardianin e “Demave” që priti gjuajtjen e parë dhe në kthimin e topit ishte Latifi që përshëndeti rrjetën.

Goli i pësuar shtoi sulmet e të kuqve, teksa goli doli nga “hiçi” në të 32 minutë. Në një sulm pa pretendime, Lulaj ktheu një top te portieri Abdullahu, me këtë të fundit që nuk e kontrolloi si duhet dhe shkaktoi penallti. Skuka nga 11 metra nuk gaboi duke vendosur ekuilibrat.

Në fundin e pjesës së parë, Rrapaj shpiku një vertikalizim fantastik për Carën, me kavajasin që shënoi golin e përmbysjes për Partizanin në të 42 minutë. Pjesa e dytë kishte nga një rast të mirë për dy skuadrat, me Lushkjën që goditi edhe shtyllën te Tirana.

Në këtë përballje u vu re se bardheblutë vuajnë mungesën e lojtarëve në stol, teksa debutoi 18-vjeçari Rigers Sulaj. Në fund të ndeshjes Partizani merr tri pikë dhe i siguron Orges Shehit fitoren kundër ish-skuadrës së tij, me durrsakun e pankinës që deri në tetorin e 2023 drejtonte Tiranën.

Kështu, Partizani e çon në gjashtë numrin e ndeshjeve pa humbje ndaj Tiranës. Bardheblutë kanë një vit e gjysmë pa fitore në derbi. Katër triumfe për Partizanin dhe dy barazime në gjashtë përballjet e fundit. Ky ishte dueli numër 202 mes tyre në histori.

Pas javës së 24-t, Partizani me 40 pikë qëndron sërish në vendin e dytë, tetë pikë më pak se Egnatia kryesuese që ka një ndeshje mangut. Tirana me 34 pikë mban vendin e katërt dhe rrezikon “Final Four”, me skemën e re që do aplikohet në fund të 36 javëve të rregullta të Superligës.

Do jetë një mini-turne me katër ekipet e renditura të parat në fundin e majit që do vendosë ekipin fitues së këtij sezoni në elitën e futbollit shqiptar.

Pas 90 minutave për mediet foli edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili. Numri një i bardhebluve ka thënë se javët që vijnë do fillojë ndryshimi nga porta, teksa beson se të tijtë do jenë mes katër ekipeve të para në renditje.

“Unë vazhdoj të kem besim te skuadra. Besoj se e pamë të gjithë, ne pësuam gol nga një episod. Derbi është derbi kaq luhet, për një gol luhet. Duhet të shikojmë rastet e krijuara dhe të humbura, sot ato ishin kundër nesh.

Ne do vazhdojmë rrugën që kemi nisur, pavarësisht se kemi pësuar shumë gola. Shpresojmë që nga java në javë ta sistemojmë këtë gjë. Këtë javë do fillojë ndryshimi nga porta. Duhet të bëhet një farë ndryshimi, shpresojmë të na kthehet dhe portieri Selmani.

Do kemi më shumë siguri në mbrojtje. Portierët e rinj janë e ardhmja jonë, në të ardhmen shpresojmë të bëjnë më mirë. Skuadra ka goxha brumë brenda. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe kampionati shqiptar.

Në javët e ardhshme 100 % do të kemi ndryshime dhe do të ecim përpara. Nuk po flas për formulën, është diçka që është bërë, shikojmë çdo bëhet në të ardhmen. Do të jemi 100 % pjesë e katërshes”, u shpreh Halili.