Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmbyll vizitën e tij njëditore në Shqipëri. Blinken është larguar duke u përshëndetur me homologun e tij, Igli Hasani, i njëjti që e priti sot paradite në aeroportin e Rinasit.
Blinken zhvilloi sot një sërë takimesh të nivelit të lartë duke nisur me presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e shoqërisë civile, dhe një takim kortezie me grupin e drejtuesëve të drejtësisë, Kryetaren e Kushtetueses, Kryetarin e Gjykatë së Lartë, kryetarin e ILD dhe Kryetarin e SPAK dhe për të vijuar me takimin zyrtar, për të realizuar misionin e ardhjes, firmosjen e disa marveshjeve me kryeministrin Edi Rama.
Me këtë të fundit zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët për mediat ku u adresuan mesazhe të rëndësishme për rolin e Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen e SHBA-ve të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.