Gjykatat nuk zhurmojnë më, ato kanë ngelur bosh jo sepse kanë ikur gjyqtarë por ndihet frika e vettingut dhe aty ka humbur gjallëria e bursës së mashtrimit dhe vjedhjes.
Arjan Nikaj
Vendi i tregut të gjësë së gjallë, ku bëheshin pazaret e fundit me kriminelët, ku nuk dalloheshin sekserët nga oficerët e policisë gjyqsore, sekserët e tokave me ekspertët e ndryshëm që vinin çmimin mbi vitet e falura të burgut dhe mbi çdo çështje sado e koklavitur të ishte. Nuk dalloheshin gjyqtarët nga avokatët dhe prokurorët ku renditja dhe respekti klasifikohej se kush ishte në majën e zinxhirit ushqimor të grabitqarëve, sa më e rëndë dora aq më i madh respekti.
Vetëm futja e një krimineli ose të forti me emër vendoste rregull tek kjo lloj burse maskarallëku, Gjykatësit lajmëronin njeri- -tjetrin për ardhjen e tij dhe vraponin nëpër zyra që ta zgjidhnin sa më parë që më pasë të ridilnin nga zyrat për të hequr të qeshurën e zgërdhirë dhe ta zvendësonin me fytyrën e qetë dhe autoritare ndaj fakirve të ulur në stola.
Është kthyer qetsia spitalore në gjykata dhe prokurori dhe shumë shpejt do kuptohet se ka shumë pak çështje për të gjykuar në Shqipëri kur çështjet e ngritura për gjykim ishin më shumë të stisura për të grabitur pronën dhe për të marrë lekët nga kriminelët e dobët rastësor dhe kultivuesit e hashashit. Shumë shpejt gjykatat ose bursat e maskarallëkut të krimit e të mashtrimit do të ngelen pa punë, duke pritur ndonjë çështje divorci apo xhepisti.