Elseid Hysaj ishte në fushë mbrëmjen e djeshme në “Olimpico” në suksesin minimal 1-0 ndaj Bayernit. Shkodrani i kombëtares shqiptare e nisi sfidën si titullar për vendasit. Hysaj luajti një ndeshje fantastike për rreth një orë që qëndroi në fushë.
Goditja e marrë në këmbën e djathtë e detyroi të largohej, ndërkohë që performanca e anësorit të djathtë, i cili përballë Bayernit luajti si mbrojtës i majtë, u vlerësua shumë nga shtypi italian.
“Tregohet i vëmendshëm dhe realisht nuk i mungoi asgjë përballë Bayernit. Madje nuk mungoi as problemi fizik që e detyroi të zëvendësohej. Vjen lart e poshtë duke neutralizuar plotësisht Sane. Mbron shumë mirë, por arrin edhe të depërtojë përpara. Ndeshje e nivelit të lartë“.
7.5 është nota me të cilën u vlerësua 30-vjeçari. Hysaj u rikthye titullar me Lazion në fundjavë në suksesin në kampionat përballë Cagliarit. Njësoj ndodhi edhe kundër Bayernit.