Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zbritur në tokën shqiptare, ku ka mbërritur për herë të parë në Tiranë. Ashtu siç ishte parashikuar Blinken është pritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe trupa diplomatike ambasadës së SHBA-së. Blinken është shoqëruar nga edhe nga ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.
Ajo që u vu re ishte edhe eskorta e fortifikuar e numrit dy të administratës amerikanë, ku disa makina të blinduar shoqëruan Blinken deri në qendër të kryeqytetit.
Gjithëashtu forca të shumta të policisë janë angazhuar ditën e sotme për mbarëvajtjen e vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, pamjet mbi taracën e kryeministrisë ku janë përqendruar forcat speciale të Repartit RENEA, me snajper tregojnë për masat teje të rëndësishme për mbrojtjen e jetës së numrit 2 të qeverisë amerikane.
Mbi 1 mijë forca policore, mes tyre dhe ato elitë të RENEA-s janë dislokuar në institucionet kryesore. Në tarracën e Pallatit të Kongreseve ka snajperistë. Të tillë janë dhe pranë zonës së kryeministrisë, në zonën e kuvendit dhe të korpusit universitar. Forca RENEA janë dislokuar dhe në rrugët hyrëse e dalësë te Tiranës, ndërsa policia po monitoron qarkullimin rrugor.