Emina Cunmulaj shpallet ‘Konsulle Nderi’ në Florida. Ajo është padiskutim një ndër shqiptaret me famë botërore që është munduar gjithmonë të ngre lart origjinën e saj.
Supermodelja ka ndarë me krenari lajmin me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram se ka marrë titullin ‘Konsulle Nderi’ e Shqipërisë në Florida.
“Unë vetëm mund të ëndërroja si një vajzë e vogël se do të vinte një ditë si kjo. Por sinqerisht nuk kam ëndërruar kaq shumë. Nuk kam guxuar kurrë të kem ëndrra kaq të mëdha. Unë thjesht e dija që doja një jetë ndryshe nga të gjitha femrat e fshatit tim”, ka shkruar Cunmulaj në një postim të bërë në Instastory.
Më pas, Emina ka publikuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, në të cilën shihet teksa merr titullin “Konsulle Nderit e Shqipërisë në Florida”, dorëzuar nga Ervin Bushati, Ambasadori i Shqipërisë në Amerikë.
“Me nder pranoj rolin e Konsulle Nderit e Shqipërisë në Florida”, shkruan modelja me famë botërore.