Ndeshja e dytë e grupit A ndërmjet Egjipitit dhe Uruguait nuk shkoi ashtu si pritej. Takimi u mbyll me rezultatin 0-1 duke mos dhuruar shumë emocione. Skuadrat nuk arritën të kënaqnin tifozët e tyre.
Ndeshja – Takimi nisi më mirë për Uruguain. Amerikano-jugorët kishin më shumë hapësirë dhe fushë, pasi ekipi afrikan u mbrojt më mirë. Sulmuesi Suarez ishte në një ditë shumë të keqe, pasi kishte 2-3 mundësi për të dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin ekipit të tyre.
Cavani luajti mjaft mirë, por nuk kishte mbështetjen e duhur nga pjesa tjetër e skuadrës. Uruguai nuk dhuroi shumë në këtë ndeshje duke “shfryrë” pritshmëritë për këtë ekip, Egjipti e gjeti heroin e ri, pasi portieri Muhamed El Shenany ishte në super formë.
Sulmuesi i PSG-së, Edison Cavani, ishte i pafat, pasi në fund të ndeshjes mund të shënonte, por topi i goditur nga ai dy minuta nga fundi u përplas në shtyllë. Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me barazim, një goditje dënimi ndryshon rrjedhën e takimit. Kros në zonën e Egjiptit, Gimenez kërcen më shumë se të gjithë dhe e dërgon në rrjetë duke i dhuruar fitoren e parë ekipit të tij. Në grupin A, Rusia dhe Uruguai janë me pikë të barabarta me 3, ndërsa Rusia dhe Arabia Saudite me 0 pikë.
Egjipti – Uruguai 0-1
Shënues: Gimenez 89′
Formacionet zyrtare:
Egjipti: Muhamed; Fathi, Gabr, Hijazi, Shafi; El-Neni, Hamed; Elsaid, Hasan, Trezbiget; Mohsen.
Trajner. Hektor Kuper
Uruguai: Muslera, Varela, Godin, Gimenez, Kaseres, Nandez, Bentakur, Vesino, Arraskaeta, Suare, Kavani.
Trajner. Oskar Tabarez