Fillimi i mbledhjes në selinë e SHQUP pati disa siklete.
I pari hyri Salianji.
-E paskeni hequr derën që vumë më 8 Janar tha. Ja këtu kisha fshehur bombat tymuese.
-Lere mos na e kujto atë ditë tha Gazi, se kemi qenë duke u vrarë për Lulin.
-Ai është turpi juaj, tha Muli se ne kemi qenë duke u vra për atë burrë. Por rëndësi ka që ju erdhën mendtë.
-Unë propozoj që duhet një rezolutë për 8 janarin tha Paloka. Ta dënojmë bashkërisht si grup atë që ka ndodhur.
-Po lere atë punë tha Bardhi se kemi disa qëndrime për atë ditë. Duhet t’i rishikojmë çfarë kemi thënë çfarë do themi. Nuk është mirë.
-Unë mendoj se këtë sallën duhet me e quajt salla 8 janari tha Mziu. Vetëm kështu ajo datë bëhet simbol që të mos përsëritet më.
-Duhet të jemi të qartë për një gjë tha Gazi. Ne vërtet jemi mbledhur bashkë në këtë sallë, por kemi bashkuar vetëm trupat jo idetë. Idetë i kemi të ndryshme. Pra jemi bashkuar fizikisht por jo me ide të ndryshme.
-Si është kjo që kemi bashkuar trupat dhe nuk bashkojmë dhe kokën tha Muli?
-Kjo është të bësh seks pa u puthur d.m.th. tha Albana. Kjo nuk quhet dashuri atëherë.
-Është bashkim në diversitet tha Bardhi. Njihet kjo lloj marrëdhënie.
-Or ti çun tani do s’do ti quhesh i bashkuar. Në daç nga posht në daç nga lart, nga të duash. S’kemi kohë të bëjmë filozofi tani.
-Po disa gjëra duhen sqaruar tha Gazi se për shembull dhe ti dhe unë tani jemi Sekretar të përgjithshëm. Ky post i takon njërit, ose mua ose ty, ose një të treti. Kemi dhe probleme të tjera që na kanë mbetur pezull nga 8 janari.
Ndaj u them që jemi bashkuar në diversitet.
-Or ti çun bashkohu si të duash me dikë tjetër, bashkim është ai. Ka mbaruar kjo punë tani. S’do merremi më me këto gjëra, kush është para e kush pas.