Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, i cili u dënua për “shpërdorim detyre” dhe ‘shkatërrim të pronës’ pasi lejoi hapjen e një rruge në zonë pyjore për komunitetin pa leje mjedisore dhe pa asnjë akuzë për korrupsion.
E gjitha lidhet me një rrugë të re, që për çudi Fran Tuci e kishte lejuar të ndërtohej, edhe pse nuk kishte një leje mjedisor dhe segmenti që do të ndërtohej, dëmtonte ca dru që të përllogarituar nga analfabetët funksional te SPAK kushtonin 20 milion lekë, shumë të cilën mund ta dëmëshperblenin privatisht të gjithë banorët e zonës bashkarisht, ashtu sikurse vepruan për ndërtimin e saj,sepse kjo rrugë nuk i shërbente Fran Tuçit por komunitetit të disa fshatrave.
Fran Tuci u arrestua më 13 korrik të këtij viti. SPAK e hetoi dhe e dërgoi në gjyq me akuzën se ka shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 23.4 milionë lekë.
Bashkë me të, SPAK akuzoi për shpërdorim të detyrës edhe ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku.
I pandehur është edhe Durim Markgjekaj, administrator i firmës “Legjendari” i cili është ende në kërkim pasi akuzohet për “Ndërtim të paligjshëm”. Bashkë me heqjen e lirisë, ish-kryetarit të Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci i ndalohet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.