Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Athine ku një 70-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të punonjësve në kompaninë ku kishte punuar me parë duke lënë tre persona të vdekur dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të 12 shkurtit, kur 70-vjeçari hapi zjarr ndaj punonjësve duke lënë tre të vdekur.
Një prej viktimave ishte Maria Karnesi, motra e presidentit të kompanisë së transportit detar të familjes Karnesi në Glyfada, njëherazi dhe CEO e kompanisë. Po ashtu i vrarë ka mbetur Antonis Vlasakis, një nga drejtorët, i cili ishte i martuar me motrën e Maria Karnesit dhe punonjësi në zyrën e kontabilitetit të kompanisë, Ilias Koukoularis.
Pastaj autori egjiptian qëndroi i armatosur në katin e dytë të ndërtesës që sulmoi ku i dha dhe fund jetës së tij pasi kuptoi që forcat e policisë kishin rrethuar zonën.
Autori, të cilin grekët e quanin “Aris”, por sipas informacioneve emri i tij i vërtetë ishte El Burai, ishte një ish-punonjës i kompanisë që ishte shkarkuar nga puna. Sipas mediave greke, ai ka qenë prej vitesh kujdestar në shtëpinë e familjes Karnesi në Petaliou. Mendohet se shkaku që shtyu 70-vjeçarin të kryente krimin ishte dëshpërimi i humbjes së vendit të punës.
Të frikshme janë dëshmitë, ku një nga punonjësit thotë se “ishim në zyrat tona dhe dëgjuam të shtëna, nuk e dinim se çfarë ndodhi. Bëhet fjalë për një punonjës të vjetër të kompanisë, me origjinë egjiptiane, i cili është shkarkuar prej kohësh. Mesa duket ka dashur të hakmerret me shefat.
Ai u bërtiste të gjithëve që të largoheshin. Ai nuk donte të godiste asnjë prej nesh . Vetëm shefat. Pra, synonte ata. Ai qëlloi dy shefat dhe një punonjës që iu afrua duke u përpjekur ta qetësonte . Ai hyri me një karabinë përsëritëse me tytë të shkurtër dhe një revole. Kur hyri në kompani nuk e kishte nxjerrë armën, mbante një thes. Unë isha në dyshemenë time, duke u fshehur nën tavolinën time derisa policët hynë dhe na nxorrën të gjithëve jashtë.